May 15, 2024
Rajon - Botë

Dëgjohen shqiptarë duke folur në Tel Aviv pas sulmit nga Hamasi,“Hyni më shpejt, hyni më shpejt” (Video)

“Hyni më shpejt, hyni më shpejt”, dëgjohet zëri i një djali në një video të siguruar nga RTV Dukagjini.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është “në luftë” dhe “do të fitojë”.

“Armiku ynë do të paguajë një çmim të cilin nuk e ka njohur kurrë,” tha ai në një deklaratë për media.

Ushtria thotë se aktualisht është e angazhuar në luftimet me Hamasin në 22 lokacione në të gjithë Izraelin jugor.

Udhëheqësi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, pretendon se grupi është “në prag të një fitoreje të madhe dhe pushtimit të qartë në frontin e Gazës”.

Video në Link: https://www.facebook.com/watch/?v=631002582537562