May 13, 2024
Maqedoni

Bytyqi për rritjen e çmimeve: Inspektorati shtetëror i tregut do të reagojë

Edhe inspektorati i tregut në terren kontrollon se a ka marrëveshje mes tregtareve, thekson zëvendëskryeministri, Bytyqi. Pret reagim më të shpejtë të Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca.

“Konsideroj se Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca ka veç më një parashtresë dhe po ashtu ka përbërje të re të Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca , që nëse ka dukuri negative në shoqëri, siç është rritje e organizuar e çmimeve, këtë ta parandalojnë. Konsideroj se edhe përvojat e vendeve tjera në rajon dhe vendeve të BE-së tregojnë se komisioni është më i shpejtë dhe nuk lënë hapësirë që në mënyrë të organizuar të rriten çmimet, gjë që nuk përkon edhe me logjikën e çmimeve.”, – deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Me vendim të Qeverisë deri më 1 mars u kufizuan çmimet e rreth 50 produkteve ushqimore nga industria e bukës, qumështit dhe mishit.