Maqedoni

Taravari uron ambasadoren suedeze Ami Larsson Jain për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE-së nga Suedia

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larsson Jain me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) nga Suedia.

Ai me këtë rast ka uruar që Maqedonia e Veriut nën kryesimin e Presidencës nga Suedia edhe zyrtarisht të hapë bisedimet për anëtarësim në BE.

“E nderuara ambasadore Ami Larsson Jain, urime për fillimin e presidencës suedeze të BE-së! Jam i bindur se presidenca suedeze do të ruajë vrullin e zgjerimit të BE-së dhe shpresoj që Maqedonia e Veriut gjatë semestrit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të hapë bisedimet për anëtarësim në BE”, ka shkruar kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Twitter.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e ambasadores së Suedisë.

“Faleminderit për këto urime, Arben Taravari!
Ne do të çojmë përpara procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe do të ofrojmë mbështetje për reformat e domosdoshme që nevojiten në procesin e anëtarësimit në BE, duke përfshirë një program të gjerë dypalësh me Maqedoninë e Veriut. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut qëndron në BE”, ka shkruar ambasadorja Ami Larsson Jain.