May 3, 2024
Maqedoni

Taravari tregon se çka bisedoi në takimin me Kurtin dhe Ramën

Në kuadër të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve të mbajtur sot në Shkup, takim i rëndësishëm dhe vëllazëror me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Bashkëbiseduam për sfidat ndaj stabilitetit, sigurisë dhe demokratizimit të rajonit që cënojnë në mënyrë direkte integrimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kryeminstri Rama dhe Kryeministri Kurti vlerësojnë lartë kontributin e Aleancës për Shqiptarët në ruajtjen e kursit pro-perëndimor të Maqedonisë së Veriut në këto kohëra të trazuara për Ballkanin Perëndimor.

E falënderova Kryeministrin Rama për bashkërendimin e vazhdueshëm, duke uruar që përpjekjet dhe sakrificat tona të kurorëzohen një ditë e më parë me hapjen formale të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

E sigurova Kryeministrin Kurti për angazhimin e palëkundur të Aleancës për Shqiptarët në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, të cënuar në vazhdimësi nga Republika e Serbisë në një frymë anti-evropiane dhe që nuk kontribuon në zgidhjen përfundimtare midis dy vendeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga SHBA-ja.