May 13, 2024
Maqedoni

Kurti: LVV nuk është e regjistruar në RMV dhe nuk merr pjesë në zgjedhje

QYTETARËT DHE PARTITË POLITIKE VENDOSIN PËR KANDIDATËT SHQIPTAR PËR PRESIDENT

Vetëvendosja nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka deklaruar kryetari Albin Kurti i cili u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të dalin në mënyrë masovike në zgjedhje.

“Lëvizja Vetëvendosje, nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Kemi edhe zyrtarë tonë në Kosofvë që vijnë nga Maqedonia e veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvenmdopsje nuk është se marrim pjesë këtu. Unë dëshiroj që të ketë pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje sepse kjo i ndihmon demokracisë”, tha Albin Kurti.

I pyetur njëse partitë shqiptare duhet të kenë më shumë kandidat për president, edhe pse ai nuk mund të zgjidhet, Kurti tha se qytetarët dhe partitë politike, vetë duhet të vendosin për hapat e këtillë.

“U përket qytetarëve këtu, u përket partive politike që të vendosin se nëse do të kenë kandidat e kush do të jetë ai ose ajo”, tha Kurti.

Kurti, qëndrimet e këtilla i tha pas mbledhjes së Samitit të Ballkanit Perendimor dhe BE-së./KlanMacedonia