BallinaMaqedoni

Taravari: Tërmeti që ka tronditur BDI-në po e fundos një herë e mirë këtë parti

Duke komentuar ngjarjet e fundit në lidhje me eksponentë të BDI-së, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, thotë se BDI-së kjo periudhë duhet t’i shërbejë si fazë reformimi.

“Duket se tërmeti që ka tronditur BDI-në po e fundos një herë e mirë këtë parti…por realisht duhet të jemi objektivë dhe të kuptojmë se ish-funksionarët e saj të korruptuar nuk kanë lidhje me ata njerëz të ndershëm të cilët kanë besuar tek kjo parti. Le t’i shërbejë BDI-së kjo periudhë si një fazë reformimi, reflektimi dhe pastrimi!”, ka shkruar Taravari.