May 10, 2024
Maqedoni

Taravari takon kryeministrin Kurti para se të niset për Tiranë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si pjesë e takimeve të ditës së sotme, shkruan Top24.

“Sot në Prishtinë, bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi, u pritëm në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. Fillimisht falënderova z. Kurti për urimin pas zgjedhjes sime kryetar i Aleancës për Shqiptarët, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis nesh. Si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, do të angazhohem për vazhdimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi të çmuar.” shkruan Taravari.

Diskutuam përpjekjet destabilizuese të Serbisë në veriun e Kosovës të cilat i kemi ndjekur me shqetësim dhe i kemi dënuar zëshëm në vazhdimësi, shkruan Taravari.

Paraprakisht Taravari, Qazimi dhe Aziri, u pritën sot edhe nga preisdentja Vjosa Osmani, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.