May 15, 2024
Maqedoni

Lloga: Nëse Gjorgieva nuk lirohet nga komisioni, Këshilli Gjyqësor do të ulë besimin e qytetarëve në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përmes një letre me shkrim kërkon nga Këshilli Gjyqësor për shkak të konfliktit të interesit të lirojë Loreta Gjorgieva nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës.

“Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në shkresën e tij drejtuar Këshillit Gjyqësor thekson se, edhe përkundër udhëzimit paraprak për dorëzimin në kohë të materialeve, ato nuk i janë dorëzuar as para dhe as pas mbajtjes së seancës, e cila është mbajtur më 23 nëntor.

Është e palejueshme që Ministri i Drejtësisë të informohet për pikat e rendit të ditës nga mediat përmes të cilave jemi njoftuar për zgjedhjen e Loreta Gjorgievës për anëtare të Komisionit. Për shkak të konfliktit të interesave dhe faktit se Gjorgieva mbrojti publikisht gjyqtarin Lazar Nanev, i cili së fundi u lirua nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të TIK-ut, Ministri i Drejtësisë kërkon që Këshilli Gjyqësor të lirojë Gjorgievën nga Komisioni i raportuesve sipas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.