(Foto Arkiv)
Tetë familje nga Gostivar gjatë ditës së sotme kishin mbetur pa kulm në kokë pas djegies së barakave të tyre përballë shkollës Industriale
I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve të komunës së Gostivarit, të cilët, kanë gjetur strehim për këto familje. Lajmin e ka bërë publik, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
“Keqardhjen tonë e shprehim me vepra!
Komuna e Gostivarit, banorët të cilëve sot iu dogjën shtëpitë, do t’i strehojë përkohësisht deri në gjetjen e një zgjidhjeje nga Qendra ndërkomunale për punë sociale dhe Ministria e punës dhe politikës sociale, sepse kujdesi për familjet dhe personat me status të rrezikuar social, është kompetencë dhe obligim i këtyre të fundit. Falemnderit Zotit që dëmi ishte vetëm material”, ka shkruar Taravari.