Lajmet e reja

Zaev uron për fitoren Radevin: Të gjejmë së bashku zgjidhje për të ardhme të përbashkët evropiane

Kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social facebook ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilit, ia ka uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“U pajtuam se Bullgaria dhe Maqedonia do të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të kërkojnë zgjidhje në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane”, ka shkruar Zaev, përcjell SHENJA.