May 3, 2024
Maqedoni

Taravari: Shumica e shqiptarëve e duan BDI-në në opozitë

Kreu i ASH-së, Arben Taravari shprehet se bashkimi eventual i partisë së tij me opozitën shqiptare, do ta çonte BDI-në në opozitë. Por për këtë, sipas tij, do të vendosin organet partiake dhe se ai ka vetëm, një votë. Qëndrimin e tij, Taravari do ta shprehë para organeve partiake.

“Në qoftë se i analizoni zgjedhjet prej 2011 deri 2020, shqiptarët vazhdimisht kanë votuar që BDI-ja të jetë në opozitë, por faji ka qenë i opozitës. Në 2011 kanë qenë parti tjera, unë flas prej 2016-ës, janë numrat. Të ishin LRPDSH, Uniteti dhe RDK bashkë me Besën do e fitonim BDI-në padyshim. Plus sinergjia. Edhe pa sinergji votat tregojnë se do fitoheshte. Në 2020-ën ne humbem, prej BDI-së për 20 mijë vota. Besa ishte në lista me SDSM-në, ne ishim me Alternativën. Mesiguri Besa kishte afër 20 mijë vota, të ishte edhe pëus efekti i sinergjisë, ju garantoj se edhe në 2020 ishte e mudnshme të fitohet BDI-ja në zgjedhjet parlamentare. Edhe tash jemi në një situatë që besojmë, edhe anketat ashtu e tregojnë, në qoftë se ASH i bashkënjgitet opozitës ka gjasa reale, nuk them 100 %, që BDI-ja të shkojë në opozitë”, theksoi Taravari në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia