May 16, 2024
Maqedoni

Grubi paralajmëron se punimet në Korridorin 8 do të fillojnë në ditën e parë të Bajramit

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka njoftuar se pas mbledhjes së Komitetit Drejtues, Qeveria ka miratuar përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i cili sipas Grubit, del nga negociatat konstruktive dhe dinamike që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering, nga Qeveria dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

Në një deklaratë për Kanal5, Grubi ka paralajmëruar se punimet për ndërtimin e Korridorit 8 do të fillojnë pas një muaji e gjysëm, respektivisht më 22 prill. Në këtë ditë sivjet është dita e parë e Fitër Bajramit, transmeton Lideri.mk.

Grubi thotë se mbi skepticizmin dhe obstruksionet, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosshmëria ! Urime të gjithëve

Statusi i plotë:

DITË HISTORIKE!

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam përmbajtjen e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i negociatave konstruktive dhe dinamike që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit tonë të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

Gjithçka gati për të hedhur që nesër nënshkrimin në aktin më të rëndësishëm që i jep fund pritjes për fillimin e punimeve të projekteve të infrastrukturës bashkëkohore rrugore që do të shkurtojnë distancat dhe do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe rajonit.

Mbi skepticizmin dhe obstruksionet, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosshmëria ! Urime të gjithëve!.