May 18, 2024
Maqedoni

Taravari: Rasti në Onkologji është skandaloz, kërkoj të zbardhet rasti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës” rreth rastit të fundit në Klinikën e Onkologjisë u shpreh ky rast është skandaloz.

“Pacientëve u është dhënë placebo dhe nuk u janë dhënë ilaçe, kurse ilaçet janë shitur dikund tjetër. E përgëzoj ministrin i cili është shumë i hapur dhe insistonte që organet e drejtësisë të zbardhin rastin deri në fund. Uroj dhe shpresoj të mos përsëriten raste të tilla”, deklaroi Taravari.

Ai bëri thirrje që nga organet e drejtësisë që të zbardhin rastin dhe të dënojnë kryesit e këtij rast skandaloz dhe të mos përsëritet asnjëherë.

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqitparvt, Arben Taravari ndodhet për vizitë pune në SHBA në kuadër të Programit për Lidership të Vizitorëve Ndërkombëtarë me ftes nga Departamenti Amerikan i Shtetit.