May 9, 2024
Maqedoni

Taravari pas lajmit për vulat e ASH-së: Popullin nuk e fiton me asnjë gjykatë, nuk ka vulë që e ndalon ndryshimin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me lajmin se grupi i Ziadin Selës kanë marrë vulat e ASH-së..

“Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së…edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po popullin?!”, shprehet Taravari.

Taravari shtoi se popullin nuk e fiton me asnjë gjykatë dhe se ndryshimi ka nisur dhe nuk ka vulë që e ndalon.

Ndryshe, vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, rasti do të dërgohet për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa vendimi i sotëm vjen pa seancë publike dhe në kohën kur ministër i Drejtësisë është Krenar Lloga.