Maqedoni

Suspendohet polici Filip Cvetanovski, MPB i ngrit kallëzim penal

Alsat mëson zyrtarisht se polici i përfshirë në grupin e huliganëve në dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë Filip Cvetanovski është suspenduar nga puna.
Në qëndrimin e MPB-së dhënë për Alsat thuhet: “Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB ka miratuar propozimin për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore me largimin nga vendi i punës deri përfundimin e procedurës, respektivisht suspendimin e tij”.
Nga MPB thonë se dje në orët e vona të gjitha kallëzimet penale të SPB Kumanovë i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike./Adrian Kerimi – Alsat.mk