April 28, 2024
Maqedoni

Taravari në akademinë përkujtimore për dëshmorin Hisa Fazliu

Do të më lejoni të shpreh respektin tim të veçantë për një nënë të fortë si është nënë Selvija, për një babë që dhimbja e tmerrshme e humbjes së birit nuk ka ditur ta vendosë poshtë, dhe ky është bab Bejtullai!

Me respekt të veçantë flas përpara vëllezërve Ilasi, Xhemili dhe Emërliu sepse të gjithë këta njerëz që përmenda janë anëtarë të familjes së dëshmorit të kombit shqiptar Hisa Fazliu.

Të humbasêsh djalin dhe vëllain është një dhimbje që nuk mbaron, por ta dish që jeta e tij është sakrifikuar për lirinë e kombit është lavdi që nuk mbaron!

Kujtimi i veprës së tyre është detyra e çdo njërit prej nesh që është gjallë!

Para meje ndodhet një publik specialë, sepse këtu ka familje të tjera dëshmorësh, veteranë e përfaqësues shoqatash të dalë nga lufta.

Ju jeni faqja më krenare e historisë tonë, jeni krenari e djeshme dhe e sotme, e disa më tepër krenari e nesërme.

Të gjithë jemi mbledh këtu për të kujtuar djaloshin dëshmor Hisa Fazliu.

Padyshim duke kujtuar që si sot e 20 vite përpara, në emër të lirisë falën jetën, pesë luftëtarë e tash martirê si Gjeneral Tahir Sinani, komandant i Brigadës 116, Hire Emini, Brahim Ademi, Naser Ademi dhe më i riu ishte Hisa Fazliu.

Është gati e paimagjinueshme të mendosh se si një djalë i ri ta kishte kaq bukur kombin në zemër, aq sa është mallëngjyes fakti se të gjithë këta njerëz nuk janë pjesë e ndonjë skenari filmik, por janë realitet historik!

Të gjitha familjet e këtyre djemve do donin t’kishin gjallë bijtë e tyre e t’i gëzonin sot e shumë vjet, por betimi i këtyre njerëzëve që Zoti i dërgon rrallë si shenja e kode, bëri që ata të refuzonin gjënë më të shtenjtë si është jeta, pēr ti thënë botēs se kombi shqiptar mban ende legjenda!

Duhet të jeni dhe jemi krenarë që i përkasim të njëjtit komb të cilit i takojnë kēta dëshmorë!

Qofshin ata njē leksion që na mëson ta duam paqen dhe njëri-tjetrin e kombin tonë.
Për njerëz si Hisa Fazliu dhe shokët e tij, dua të them se ndoshta mjaftuan vetëm disa sekonda për ti shuar jetën e tyre, por nuk do të mjaftonin as shekuj e mivjeçarë për të shuar emrin e tyre!

Zoti i pastë afër!
Lavdi veprës së tyre!
I nderuar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!