Guri i rëndë peshon në vend të vet

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Këtë titull të këtij shkrimi e mora nga një proverbë e vjetër popullore “ Guri i rëndë peshon në vend të vet” Kuptimi i kësaj proverbe përafërsisht duhet të jetë se kuptimi i jetës është në vendlindje, aty ku ke lindur, je rritur, ku flet gjuhën e të parëve tu, gjuhën e nënës tënde, kur respektohesh nga njerëzit e vendlindjes tënde etj.Aty ku vlerësohen dhe respektohen nga vendasit njerëzit me vlera të larta për së gjalli dhe pas vdekjes së tyre. Aty ku veprat e personit mbi të gjitha peshojnë në vendin e tij të lindjes.

Kjo është ajo që veprimtarët që bëjnë vepra qoftë me penë apo me pushkë mbi të gjitha duhet të vlerësohen nga vendlindja e dhe atdheu i tyre.Njeriu është më i lumtur kur veprimtaria e tij peshon më së tepërmi në vendlindjen e ti se sa diku tjetër.Kjo proverbë popullore ndoshta e ka pasur dikur kuptimin e saj të vërtetë që duhet të e ketë edhe sot, por sipas meje në kohën e fundit po ndodhë e kundërta që “Guri i rëndë të mos peshoj në vend të vet”.Më duket se ky guri i rëndë më tepër peshon në vend të huaj se sa në vend të vet. Koha këtë po e dëshmon se si vlerësohen njerëzit që kanë vlerë në vendlindjet e tyre.

Në një kohë të hershme kisha dëgjuar në një emision televiziv kur një indelektual me vlera, një gazetar, një shkrimtar, një publecist, një intelektual me shumë merita ishte pyetur nga gazetari: “ Ju jeni shpërblyer nga shumë institucione në atdhe dhe jasht atdheut, po a jeni shpërblyer nga vendlindja juaj. Ai u përgjigj: Është më se e vërtetë se veprimtaria ime është çmuar dhe është vlerësuar me shumë çmime, por për fat të keq në vendlindjen time nuk më kanë vlerësuar me asnjë çmim.”

Kjo Deklaratë e të ndjerit më befasoi, por ja që një deklatë e tij ishte e saktë, sepse tani një gjë të tillë e kemi prezent edhe në ditët e sotmr ku njerëzit me vlera nuk i vlerëson me asnjë mirënjohje më të thjeshtë, nuk nderohen me diçka tjetër, nuk i respetohen dhe…Jashtë vendlindjes së tyre këta njerëz me vlera janë vlerësuar me çmime të ndryshme për veprimtarinë e tyre dhe kanë shumë respekt në vende tjera jasht vendlindjes së tyre.

Pse ndodhë një gjë e tillë unë e di, por nuk do e themë në këtë shkrim të shkurtër timin, por do e lë të e thoni ju lexues të nderuar. Unë këtë shkrim e përfundoj me thënien time dhe jo me proverbin popullor” GURI I RËNDË PESHON NË VEND TË VETË”, por me thënien time“ GURI I RËNDË PESHON NË VEND TË HUAJ E JO NË VENDIN E VET”