Taravari: Ndryshimi ka nis dhe nuk ka vulë që e ndalon
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me një deklaratë pas njoftimit të gjykatës për vendimin e pranimit të krahut të Ziadin Selës si kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët, përcjell Telergafi.
Taravari tha se nëse vendimi është i vërtetë, ata do të apelojnë, por nuk do të ndalojnë ndryshimin.
“Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së…edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po Popullin?!
Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë!
Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!”, ka shkruar Taravari në Facebook.