Maqedoni

Taravari kujton vdekjen e Skënderbeut, si dhe rënien e Bardhosh dhe Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kujtuar sot vdekjen e Skënderbeut si dhe rënien e Bardhosh dhe Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës. Ai ka thënë se Skënderbue është frymëzi për secilin teksa e ka quajtur themeltar të Shqipërisë.

“Në 555 vjetorin e vdekjes, përkulemi para jetës dhe veprës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, padyshim një nga figurat më të lavdishme të Ballkanit dhe Evropës Perëndimore, strateg gjenial dhe diplomat i shquar. Ai ishte shkëndija që ia trasoi rrugën shqiptarëve drejt Evropës dhe frymëzimi kryesor për Rilindasit dhe Etërit e Kombit në ngritjen dhe zhvillimin e kombit shqiptar mbi vlerat perëndimore”, ka shkruar kryetari i ASH-së, Arben Taravari në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka janë heronjtë e Kosovës. Taravari ka thënë se ata kënë lënë pas planet e lirisë.

“Në këtë ditë kujtojmë edhe tre dëshmorët e historisë më të re të popullit shqiptar, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zekën, të cilët me rënien e tyre heroike 41 vite më parë, i dhanë shpirt lëvizjes kombëtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe lirinë e barazinë e shqiptarëve në të gjitha trojet”, shkruan më tej kryetari i ASH-së në Facebook.