Takim Jajaga-Dinev, Maqedonia dhe Bullgaria thellojnë bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes

Zëvendës – Ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, priti sot në ambientet e ministrisë, Zëvendës Atasheun e Mbrojtjes të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, majorin Dian Dinev.
Në takim u diskutua për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Jajaga theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve në mbrojtje, veçanërisht në drejtim të edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta.