April 27, 2024
Maqedoni

Taravari: Jam i lumtur që në rrethin e dytë do të kem mbështetjen e popullit turk të Gostivarit

“Jam i lumtur që në raundin e dytë zgjedhor do të kem zyrtarisht mbështetjen e popullit turk të Gostivarit.
Faleminderit!
Të dashur bashkatdhetarë,

Organizatat komunale të Gostivarit pranë Partisë Demokratike të Turqve (dega e PDT-së në Gostivar, Dega e PDT-së në Banjicë të Poshtme, Dega e PDT-së në Banjicë të Epërme dhe dega e PDT-së në Zdunjë), lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune të Gostivarit që do të mbahen më 31 tetor 2021, si rezultat i takimeve dhe shkëmbimeve të mendimeve që i kemi pasur me të gjithë anëtarët tanë në të gjitha vendbanimet, drejtuesit e të gjitha organizatave tona partiake, kanë marrë këtë vendim:

Organizatat komunale të Gostivarit pranë Partisë Demokratike të Turqve (dega e PDT-së në Gostivar, Dega e PDT-së në Banjicë të Poshtme, Dega e PDT-së në Banjicë të Epërme dhe dega e PDT-së në Zdunjë), lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune të Gostivarit që do të mbahen më 31 tetor 2021 si kandidat për kryetar komune do ta mbështesin Arben Taravarin.”