Taravari/ Filluan punimet për parkun inkluziv social
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, bëri të ditur se filluan punimet brenda parkut të madh të qytetit, ku do të ndërtohet një “park inkluziv social”, transmeton news33.tv.
Parku prej 675 metra katrorësh do të mund të shfrytzohet nga më të vegjëlit dhe jo vetëm, dhe kjo falë përkushtimit të parezervë nga ana e Kryetarit të Komunës.
“Filluan punimet në parkun e madh të Gostivarit
Brenda parkut të madh të Gostivarit filluan punimet për ndërtimin e 675 metra katrorë park inkluziv, ku fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta, do të shoqërohen dhe do të luajnë së bashku.
Parku inkluziv social shtrohet me tartan për sigurinë e vizitorëve si dhe do të pajiset me lojëra dhe rekuizita të sigurta me standard të lartë.
Projekti vjen si rezultat i aplikimit me këtë projekt nga Komuna e Gostivarit në Byronë për Zhvillim Rajonal të Pollogut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Komuna e Gostivarit”- thuhet në komunikatën mbi këtë projekt./News33.tv/