Taravari: Edhe 15 ministri po të na jep VMRO nuk pranojmë nëse nuk kanë perspektivë evropiane
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në një intervistë për “Sloboden Pecat”, ka thënë se nëse partia e tij do të jetë pjesë e ndonjë qeverie në të ardhmen, ajo duhet të garantojë rrugën evropiane të vendit.
I pyetur nëse partia e tij do të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në, Taravari tha se “edhe nëse iu japin 15 ministri, nuk kanë çfarë të kërkojnë në një qeveri jo evropiane”.
“Edhe nëse na ofrojnë pesëmbëdhjetë ministra, nëse nuk ndjekim rrugën evropiane, nuk ka çfarë të kërkojmë atje. Në atë rast, kryetari i Aleancës mund të japë dorëheqjen, partia mund të vazhdojë, por Aleanca për Shqiptarët nuk mund t’i bashkohet asnjë blloku që do ta ngecë shtetin në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”, tha Taravari.
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, Taravari është i mendimit se nëse ka një kandidat shqiptar, partia me gjasë do ta mbështesë në raundin e parë. Por, sa i përket rrethit të dytë zgjedhor, ai ende nuk ka të dhëna se kush do të jetë kandidat, ndonëse për Pendarovskin ka një mendim pozitiv.