May 4, 2024
Maqedoni

Zjarr në një fshat të Tetovës pas Iftarit, digjen 3 shtëpi e një kasolle

Zjarri në Merovë të komunës së Zhelinës ka kapluar 3 shtëpi e një kasolle.

“Sonte pas ores 20:00 kishim një thirje për zjarr në fshatin Merovë të Komunës së Zhelinës.
Pasi arritëm në vendngjarje, kemi parë se digjen 3 shtëpi dhe një kasolle.
Menjëherë kemi filluar me shuarje të zjarrit, duke aritur që pas 2 orëve luftë me flakët e zjarreve, arritëm që ta lokalizojmë zjarrin e më pas edhe ta likuidojmë.
Apelojmë tek qytetarët që të kenë shumë kujdes, pasi që një pakujdesi e vogël shkakton pasoja të mëdha” ka bërë të ditur Avni Ahmeti.