May 5, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Zeqiri nga ASH: Izeti dhe BDI janë e njëjta gjë, ai ishte kundër presidentit shqiptar.

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij në FB i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit duke ia kujtuar se Mexhitit se ishte kundër kandidatit shqiptarë për president, shkruan Top24

Paska paralajmëruar kandidat të përbashkët të opozitës shqiptare, njeriu i cili në zgjedhjet e kaluara presidenciale ishte shef shtabi i “kandidatit koncensual” dhe luftonte kandidatin e opozitës shqiptare.
Paska bërë thirje për tu bashkuar e për ta luftuar krimin 20 vjeçar, njeriu i cili po aq vite ishte edhe nënkrteyar i partisë edhe bartës i funksioneve të ndryshme në pushtetin lokal dhe atë ekzekutiv.
Nuk mund të pastroheni nga bashkë përgjegjësia për atë krim, vetëm për faktin se partia juaj ju ka përjashtuar pas 20 viteve. Përgjegjësia dhe llogaridhënia duhet të fillojë nga Izet Mexhiti dhe me radhë.
Izeti dhe BDI janë e njëjta gjë!