Maqedoni

Taravari dhe Sela përkujtojnë Arbër Xhaferin: Respekte të përjetshme për gjigandin e politikës dhe thesarin e urtësisë!

Arbër Xhaferin sot e përkujtoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

“Pavarsisht se kanë kaluar 11 vjet nga largimi i tij, humbja e Arben Xhaferit është e ndjeshme njësoj…
Respekte të përjetshme për mikun dhe mentorin tonë e për gjigandin e politikës që na ka lënë shumë për të mësuar e kuptuar…”, ka shkruar Taravari.

Veprën e Xhaferit e ka përkujtuar edhe kryetari i mehershëm i ASH-së, Zijadin Sela.

“Çdo komb ka thesarin e vet të urtësive, rrjedhimisht dhe populli shqiptar. Kjo ishte një nga urtësitë e shumta të vetë thesarit të popullit tonë, Arbën Xhaferit, i cili sa ishte gjallë na ndriçoi e begatoi rrugën të cilën po e bëjmë sot të gjithë ne pasardhësit e tij. Ai nuk ishte thjeshtë një politikan, por një kreator dhe mësues i politikës kombëtare. Shumë kush nuk e kuptoi sa ishte gjallë, sepse ai vepronte për të ardhmen, në një kohë kur rrallë kush kishte vizion e interes për ardhmërinë. Sot na mbetet obligim të nderojmë figurën e të ndjekim rrugën e tij”, ka shkruar Sela.