April 29, 2024
Maqedoni

Dorëhiqet një drejtor i BDI-së, do të vazhdojë vetëm me detyrat partiake (Foto)

Ka dhënë dorëheqje nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti. Ai është sekretar i pergjithshëm i BDI-së, keshtu që ka vendosur të vazhdojë vetëm me angazhimet partiake, shkruan Lideri.mk.

“Të dashur qytetarë,
Të nderuar bashkëpunëtorë, bashkëveprimtarë e bashkëpartiakë,

Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësorë.

Ju falemnderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe.

Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit!

Bashkë!

Me respekt,
Faton Ahmeti”, ka shkruar drejtori i sapodorëhequr./Lideri.mk