May 2, 2024
Maqedoni

Taravari dhe Kasami shpërndajnë iftare në Tetovë për studentët dhe familjet në nevojë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari bashkë me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin, kanë ndihmuar vullnetarët e Shoqatës Humanitare “Agimi i Bamirësisë” në shpërndarjen e 1.000 iftareve për studentë dhe familje në nevojë në Tetovë.

“Bashkë me z.Bilall Kasami dhe Shoqatën Humanitare “Agimi i Bamirësisë” sot shpërndamë iftare për studentë dhe familje në nevojë në Tetovë. Vullnetarët e shoqatës i përgëzoj për punën e palodhshme gjatë këtij muaji.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, njoftoi Taravari në profilin e tij në facebook.