July 27, 2024
Maqedoni

Taravari: BDI bën presion të vazhdueshëm ndaj administratës, shembull Bekimi nga Kumanova

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arven Taravari, ka akuzuar BDI-në se vazhdon tu bëjë presin të punësuarve në administratë. Këtë Taravari e ka quajtur si fushatë të pistë parazgjedhore të BDI-së duke ushtruar revanshizëm politik ndaj të punësuarve në institucionet e shtetit, të cilët nuk ndajnë të njëjtat bindje politike me partinë në pushtet. Ai u ka bërë thirrje të punësuarve në institucionet e shtetit të mos frikësohen dhe ti mbrojnë të drejtat e punëtorëve, ndërsa kërcënimet, shantazhet, shkeljet dhe diskriminimin ta paraqesin në OSBE/ODIHR dhe në të gjitha përfaqësitë tjera diplomatike.

Rasti i fundit është i Bekim Afuzit, I punësuar në Drejtorinë e doganave. Afuzi publikisht i shprehi qëndrimet e veta kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe si pasojë e këtyre qëndrimeve ditë më parë është ulur në detyrë. Presionet ndaj tij kanë filluar që nga 2008, ndërsa së fundmi e kanë detyruar që të largohet nga pozicioni vetëm e vetëm që ta ruajtur krenarinë e tij. Si Bekimi ka edhe shumë të tjerë të cilët nuk po dorëzohen por përkundrazi po mobilizohen për tju hakmarrë këtij regjimi në formën më demokratike”, tha Arben Taravari, ASH.