May 6, 2024
Kolumna

Taravari: A nuk keni turp bre?!

Arben Taravari

Është e turpshme që për shkak të keq menaxhimit të Qeverisë së RMV dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke treguar e vërtetuar edhe një herë se nuk janë të aftë për të siguruar vaksina kundër CoVid-19 e cila na ofron deri tash të vetmen siguri për të mposhtur këtë pandemi, pra duke imunizuar popullin, të u’a mundësojnë Serbëve që do të kalojnë në Maqedoni të mos paguajnë në pikat pagesore, me arsyetimin se Serbia na paska dhënë dy kuti me vaksina.

Pra, marrin taksat tona, i keqpërdorin, dhe në fund duan të tallen. Është e papranueshme! Taksa ime dua të shkojë për investime, psh. Në rrugën Gostivar – Tetovë e cila është si në shekullin e 19, e jo Serbët të mos paguajn në pika pagesore!

A nuk keni turp bre?!