Kolumna

Kujtime për profesorin Naim Ibrahimi që dha gjithëçka për gjuhë, komb e atdhe

Shkruan: Amet Hasani, Kumanovë/Zvicër

NË VEND TË FJALËS PËRKUJTIMORE!
▪︎ Nga qe për arsye objektive e kam të pamundur që me datë 25.05.2022 te marr pjesë me Mbledhjen Perkujtimore kushtuar jetes dhe vepres se intelektualit e veprimtarit prof. Naim Ibrahimi, këtu do të shpalos disa kujtime e mendime për profesorin tim shumë te dashur Naim Ibrahimi!
▪︎ Kam shumë kujtime per ty profesori im i dashur Naim Ibrahimi, për ty që dha gjithëçka për gjuhê, komb e atdhe dhe
padrejtësisht u burgose me burg te rende nga sistemi shovenist i kohës!
▪︎ E si mos te kem kujtime per profesor Naimin kur ai per 4 vite qe profesori kujdestar i klases tonë, aq sa edhe une si nxenes isha kryetar klase! Nuk e kishte aspak te lehtë profa im Naim Ibrahimi, as une i nuk e pata te lehta fare keto vite! Ishte besimi në fjalën e dhene, besimi ne Frymen Njerezore, besimi në Frymen Kombetare, ajo qe na bënte te fortë! Fjala e prof. Naim Ibrahimit per mua ishte fjalë e Zotit!
▪︎ Patjeter qe me duhet t’i shkruaj kujtimet e viteve 1972/76 sa kam qenê nxenes i prof Naimit dhe ato te viteve 80-ta kur prof. Naim Ibrahimi bente lufte per ti mbrojtur paralelet shipe nga shkaterrimi e shpartallimi i qellimshem të cilin e bente sistemi shovenist i kohës!
▪︎ Më duhet t’i shkruaj ato kujtime sepse vetem keshtu mund ta shohin veten ne pasqyre gjithe ata qe ishin kunder shkollimit e perparimit tonë si komb dhe gjithe ata qe ndryshe flisnin e ndryshe vepronin, gjithe ata qe kaluan nga posti ne post, që punuan per interesa personale dhe u munduan të na shiten patriotë!
▪︎ Profa im Naim Ibrahimi ishte njeri i fjales e i besës, ishte nje nga intelektualet e paket qe kam njohur me Frymë të madhe Njerēzore e Kombetare! Naim Ibrahimi nuk i lakmoi as posteve as pasurise e as emrit, por mjerisht disa qe i thanë atij mik le qe kurrë nuk e ndihmuan, por e tradhetuan dhe e spiunuan!
▪︎ Profa im i dashur me keshilloi e mësoi që mos t’i besoj fjalëve të njerezve por veprave, sepse besimi te cilin ai ua kishte falur disave, atij i kishte kushtuar shumë shtrenjtë! Profa im me mesoi qe besimin ta mbështes ne fakte e argumente shkencore, më mesoi si te jem ai qe jam – besimtar shkencor!
▪︎ Profa im Naim Ibrahimi ti je ndergjegja e vrare kombetare nder shekuj, ti je shpirti dhe Fryma e ketij kombi qe nder shekuj i rrezistoi gjitha luftrave e fortunave dhe nuk u thye kurrë falë bijëve sikur ti!
▪︎ Profesor i dashur Naim, ti je ndare nga kjo bote vetem fizikisht, kurse shpirti jot i lire do te jetojë ne perjetësi! Kujtimi per ty profesor Naim do te jetë i perjetshëm ne shpirtrat e gjithë njerezve të mirë!
▪︎ I paharruar për jetë kujtimi per jetën dhe vepren tënde profesor Naim Ibrahimi!