Talat Xhaferi, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti dhe Sadulla Duraku nuk u zgjodhën anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në Kongresin e së shtunës, megjithatë sipas statutit të partisë ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e organit më të lartë partiak, derisa ta ushtrojnë detyrën e deputetit. Sipas Statutit, ata do të ketë edhe të drejtë vote, megjithatë nuk do të kenë të drejtë të zgjidhen në funksione partiake. Sipas funksionit pjesë e Këshillit të Përgjithshëm do të jenë edhe kryetari i Çashkës, Suat Shaqiri. Gjithashtu, pjesë e Këshillit duhet të jenë edhe kryetarët e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, por edhe krerët e degëve.

Pos tyre, në Këshillin e Përgjithshëm do të ketë edhe 110 anëtarë të zgjedhur, të cilët për dallim prej anëtarëve sipas funksionit, kanë mundësi të ushtrojnë poste në organet partiake. 28 anëtarë janë figura që vijnë nga pozicionet e larta partiake të përbërjes së kaluar, 10 figura janë eksponentë që kanë shërbyer nëpër pozita të larta gjatë përbërjeve të kaluara, ndërsa 72 anëtarë nuk kanë qenë figura mjaftë të ekspozuara në opinion.

sqShqip