April 30, 2024
Kosovë

Takohen Albin Kurti dhe Marin Mema

Sot u takova me Marin Memën, gazetarin hulumtues që është i pasionuar pas historisë së popullit tonë e që ka prodhuar dokumentarë televizivë fort të vlefshëm. E përgëzova për punën e tij të vazhdueshme për ta evidentuar të kaluarën e shqiptarëve e për ta afirmuar të vërtetën historike, kurse ai mua për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Rritja e dijes dhe ngritja e vetëdijes është përgjegjësi e të gjithëve, por në veçanti është detyrë e institucioneve të vendeve tona.

Kryeministri Albin Kurti