April 29, 2024
Kosovë

Ankohet kosovari pasi që morri vaksinën anti Covid. Po më ngjiten monedhat në trup si me magnet!

Një shtetas kosovar ka shprehur një shqetësim të pazakontë për një familjar të tij që është vaksinuar kundër COVID-19.

Ai në grupin në një grup në rrjetet sociale ka thënë se paratë e hekurit po i kapen në vendin ku është vaksinuar, sikurse aty të kishte ndonjë magnet.

“Përshëndetje grupi. A ka mundësi dikush me ma shpjeguar per një familjar si eshte vaksinuar per Covid paret e hekurit po i kapen ne vendin ku eshte vaksinuar si me patën magnet”, ka shkruar ai.

Kjo është marrë me shaka nga anëtarët e tjerë të grupit, mirëpo që i njëjti ka pretenduar se ky është shqetësim real, duke i ftuar ata ta testojnë këtë që thotë me dikë që ka marrë vaksinën kundër COVID-19.