Kosovë

Takimi në Stamboll: Nëse Erdogan kërkon formimin e “Zajednicës”, Kurti do e refuzon!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Siç shkruan Anadolu, njoftimi është bërë nga drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.

Takimi do të mbahet në Stamboll, ndërsa do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës e Turqisë, por edhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshme të bashkëpunimit, thuhet në njoftim, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim, gjithashtu do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

Takimi vjen në kohën kur po zhvillohet debat për planin franko-gjerman. Nëse Erdogan kërkon nga Kurti formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, pritet të marë përgjigje negative nga kryeministri kosovar, janë shprehur burime në Prishtinë, transmeton Lideri.mk.

Erdogan është mik i deklaruar i Kosovës, por dhe i Serbisë, ku kompanitë turke kanë investuar miliarda euro.