Takimi Mexhiti – Kasami – Gashi u mbajt në Shkup
Pasditen e sotme në hapësirat e Kuvendit janë takuar kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i “Alternativës”, Afrim Gashi, si dhe nismëtari për formimin e lëvizjes së re politike, Izet Mexhiti.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit dhe fuqizimit të frontit opozitar shqiptar.
Ndryshe, Izet Mexhiti tani vepron në kuadër të një lëvizje të re politike pas shkëputjes nga BDI.