Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes, njoftoi zv/kryeministri i parë, Bekim Sali.

“Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë strategjik ndërmjet dy vendeve tona dhe shkëmbyem mendime për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta.

Mbetemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si aleat i rëndësishëm dhe partner i besueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Sali.

sqShqip