Takim me shkas në Tetovë: Lazim Destani priti në drekë të përbashkët, Kasamin, Dukën, Omeragiqin dhe Ademin
Postim i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi:

Sot qëndrova në Tetovë, në një darkë solemne të organizuar nga pronari i FC Shkëndija, z. Lazim Destani, biznesmen i suksesshëm dhe drejtues i kompanisë Ecolog, si dhe nga kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.
Në këtë takim bashkë me zv/Presidentin e UEFA-s, njëherësh presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragiç, pamë nga afër punimet që po kryhen në projektin e ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Tetovë, i cili synon t’i plotësojë standardet e Kategorisë 4, me një kapacitet prej rreth 10,000 ulësesh.
Projekti do të realizohet nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim të ngushtë dhe me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe klubit FC Shkëndija.

sqShqip