Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoy.

Kasami tha se gjatë takimit e ka falënderuar ambasadorin turk për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka dhënë vendit gjatë mandatit të tij.

“Nder dhe kënaqësi që sot në Komunën e Tetovës, në takimin lamtumirës, të mirëpres ambasadorin e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy, të cilin e falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë”, deklaroi Kasami.

Sipas kryetarit të Tetovës, në fokus të bashkëpunimit mes dy vendeve kanë qenë vazhdimisht lidhjet ekonomike dhe kulturore, si dhe investimet.

" "

“Lidhjet ekonomike, kulturore, investimet mes dy vendeve kanë qenë gjithmonë në fokusin e bashkëpunimit dhe ambasadori Ulusoy ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim”, tha Kasami.

Ai shprehu mirënjohje për kontributin e ambasadorit Ulusoy dhe për mbështetjen e Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“E falënderova ambasadorin për gjithçka që ka bërë ai dhe vendi i tij për ne”, u shpreh Kasami.

Kryetari i Tetovës tha se pret që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej me ambasadorin e ri.

“Shpresojmë se bashkëpunimi Maqedoni e Veriut–Turqi do të thellohet edhe më tutje me ambasadorin e ri”, përfundoi Kasami.

sqShqip