May 12, 2024
Kosovë

Takim i suksesshëm ndërkufitar me deputetë dhe politologe aktiviste të njohura ndërkombëtarisht/Intervistë me udhëheqësen e Institutit per Mbrojtjen e Vlerave Demokratike znj.Vlora A.R Jashanica

Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike, tashmë është njohur për përkrahje dhe promovim të vlerave demokratike si funksionon?

IPDV tash e një kohë të gjatë, merret me promovimin e vlerave demokratike.

Është një Institut dinamik dhe vizionar e dedikuar për ruajtjen dhe avancimin e parimeve demokratike. Me një përkushtim të palëkundur Instituti IPDV ka mision për nxitjen e demokratizimit të shoqërive, duke synuar që qeverisja demokratike, transparenca dhe drejtësia të mbizotërojnë.

Misioni ynë është të promovojmë dhe mbrojmë vlerat demokratike. Ne synojmë të nxisim transformimin pozitiv duke përkrahur demokratizimin e shoqërive përmes mekanizmave demokratikë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: fuqizimin e zërave për qeverisje të përmirësuar, bashkëpunimin ndërkufitarë, mbështetjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, transparencën, lirinë e medias, avokimin për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në IPDV, ne synojmë një unifikim,në raport me sistemin demokratik, pra ku vlerat demokratike promovohen dhe mbrohen nga institucionet dhe shoqëritë, përmes qeverisjes së barabartë, pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe ndjekjes së drejtësisë. Vizioni ynë përfshin demokracitë e gjalla të ndërtuara mbi themelet e transparencës, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimin.

​A mund të na tregoni më tepër për takimin unik qe ndodhi ditë mëparë ?

Takimi vërtetë ka qenë unik, deputetët pjesëmarrës janë ftuar mbi bazën e aktivizmit personal, në shtetet ku veprojnë, pra pa delegim partiak e njëherit kanë përfaqësuar partitë e tyre, që është një qasje tërësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar. Takimi ka pas për qëllim unifikimin e zërave në rajon fillimisht, për çështjet të demokratizimit e pastaj unifikimin e zërave nga Rajoni me politologët ndërkombëtarë sërish për mbrojtjen e vlerave demokratike.Tematikat kryesore që u diskutuan përgjatë takimit ishin: Rëndësia e Vlerave Demokratike, Fuqizimi i Rolit të Gruas në Politikë, Demokratizimi nga perspektiva e Bashkimit Evropian, Intergrimet Evropiane dhe çasja në raport me kornizat ligjore, Propaganda si mjet që rrezikon bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtarë, si dhe ndikimi i religjioneve në rajon . Pra ka pasur çështje mjaft të mira dhe takimi ka qenë mjaft produktiv.

Kur flasim për Rajonin në takim nuk ishte ftuar asnjë nga përfaqësuesit nga Sërbia, edhe pse është pjesë e Ballkanit, në raport me faktorin ndërkombëtar si tingëllon kjo?

Kur flasim për Sërbinë si një ndër vendet e Ballkanit, ajo aty qëndron vetëm gjeografikisht, pra politikisht duhet pasur parasysh se Serbia ka qenë, është dhe mbetet faktor destabilizues në Rajon, këtë e di faktori ndërkombëtarë. Duke qenë faktor destabilizues në Rajon nuk mund të renditet me vendet që synojnë stabilizim, prandaj natyrisht se nuk mund ti ftojmë në takimet e tona.

Ju folët edhe për krimet e luftës në Kosovë përgjatë takimit, nga përkrahja që kishit nga folësit ndërkombëtar duket se është arritur një sensibilizim në një formë tjetër, a mendoni se do të gjykohen krimet sërbe?

Krimet nuk vjetërsohen kurrë. Sërbia është përgjegjëse për vrasje e mizori në Kosovë kundrejtë popullit civil dhe besoj se herdokur ata që bënë krime e mizori, do duhej përballur me drejtësinë ndërkombëtare. Ka qenë paradoks dhe ende është, pritshmëria që Sërbia të gjykojë kriminelët e luftës, për mizoritë në Kosovë, pra mendoj se faktori ndërkombëtarë do duhej rishikuar këtë proces sërish. Natyrisht tashmë në kohërat që jetojmë aktuale janë luftërat luftërat aktuale të cilat shpresojmë të ndalen dhe dinamikat e tjera të zhvillimeve në botë por ne kemi detyrë dhe obligim, të mos i harrojmë në asnjë instancë, viktimat e luftës në Kosovë. Edhe Bosnja vazhdon të rikujtoj “Srebrenicën” edhe Kroacia vazhdon të kujtojë masakrën e Vukovarit pra historia nuk ndryshohet dhe nuk mund të ketë paqe siq duhet pa qenë bazuar, në një drejtësi për të gjitha viktimat! Por për këtë temë besoj do kemi raste të flasim herave të tjera sepse do duhej shumë më shumë kohë e hapësirë!

Lidhur me fuqizimin e rolit të gruas në politikë, ju keni përmendur edhe “kod të heshtur” ?

Po kam marrë përmendur një lloj “kodi të heshtur” sepse Kushtetuta ofron hapësirë për të gjithë njësoj dhe i gjithë spektri politik në rajon thirret në kushtetutë, pra pikërisht spektri politik në rajon dhe jo vetëm në rajon por edhe në vende të tjera, nuk bën hapin e duhur për të krijuar një barazi tëpërafërt gjinore dhe në vendosjen e gruas në vendimarrje. Shembull kemi komunat ku ne mund të numërojmë numrin e grave udhëheqëse të komunave. Tani kam theksuar se është shumë më rëndësi vetëdijësimi i masës votuese, rrjedhimisht të mos përkrahen dhe të mos votohen njerëzit me tendenca anti barazisë gjinore, kësisoj nuk do jenë në kokë të partive, në institucione etj njerëzit me pritje për të diskriminuar mbi baza gjinore, dhe duke mos qenë diskriminimi politik do ishte më i vogël e rrjedhimisht pozita e gruas në shoqëri do të ishte ndryshe, pra janë popujt ata që duhet mos votojnë kategorinë e diskriminimit ndaj gruas.

Në referencë të Bashkimit Evropian dhe kornizës ligjore ju keni përmendur disa ndryshime të specfikuara nga Bashkimi Evropian?

Po raportet e Bashkimit Evropian nënvizojnë ngecje dhe progres në aspektin e harmonizimit të ligjeve në rajon me ato të Bashkimit Evropian. Kësisoj krahasimisht me vendet e tjera në Rajon, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë lëvizje por jo Maqedonia e Veriut dhe veçmas Bosnja e cila në këtë drejtim është specifikuar të ketë ngecur në një pikë! Në këtë rast referencë kanë qenë ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, prandaj kjo edhe ka rëndësi të vecantë.

A kalojmë pak te religjioni i cili ishte ndër temat e hapura nga ndërkombëtarët në raport me arritjet politike dhe sociale.

Patjetër.

Por në referencë të religjioneve si pengesë në rajon, ju keni përmendur Kishën Ortodokse Sërbe?

Po. Siq kam theksuar është e drejtë njerëzore besimi personal dhe në këtë Rajon nuk shoh ndonjë problem tjetër në raport me interferim politik, përveq Kishës Ortodokse Sërbe, do me thënë jo religjioni Ortodoks por Kisha Ortodokse Sërbe. Pra ne tashmë e dijme që Kisha Ortodokse Sërbe nuk ka të bëjë më besim por me politikë, do më thënë nuk merret me shpirtëroren por merret me politikë. Kam theksuar se në Kosovë para luftës gjithmonë ishte ky rol i kësaj Kishe, gjatë luftës Shqiptarët vriteshin me bekimin e kishës Ortodoksë Sërbe dhe pas luftës po kjo kishë vazhdon me deklarata politike dhe tendencë për të krijuar konflikte e ndasi e urrejtje dhe atë në emër të besimit. Duhet ta kuptojmë që për Sërbinë religjioni është mjet jo religjion. Sërbia religjionet gjithmonë i ka përdorur pa dallim vendesh dhe apo edhe pa dallim religjionesh si “mjet” në dispozicion për arritjen e objektivave politike!

Kishit një përkrahje nga folësja nga Mali i Zi, për rolin politik e destruktiv të Kishës Ortodokse Sërbe, edhe në Mal të Zi në raport me veprimet e kësaj Kishe?

Po tani edhe atje Kisha Ortodokse Sërbe, në emër të reilgjionit manipulon me qytetarët e Malit të Zi, duke mëtuar që të shkatërrojë identitetin Malazëz dhe të Sërbizojë gjithë popullsinë, pra Sërbia përdorë Kishën Ortodokse Sërbe për të manipuluar popullin atje përmes “religjionit” në këtë rast përmes mjetit politik të Sërbisë. Sepse Kisha Ortodokse Sërbe merret me politike jo me religjion.

Dhe shikoni ju keni parë edhe reagime ndërkombëtare për këtë Kishë -vini re deklaratat ndërkombëtare.

Kthehemi tek deputetet e ftuar, mjaft interaktiv nga Rajoni çka mund të na thoni për atë aktivizim intensiv:

Tani ju keni qenë në takim dhe keni parë edhe kontributin e deputetëve nga Rajoni dhe disa kanë qenë mjaft aktiv dhe kontribues e që vërtetë treguan një dedikim që të unifikojnë zërin në dobi të cështjeve që na preokupojnë, duke qenë interaktiv për tri orë radhazi, kjo tregon përkushtim, vullnet dhe dëshirë për ndryshime pozitive!

Nga deputetët e Kosovës në takim ishin deputetë nga partitë opozitare por jo edhe deputetët nga VV pse kështu?

Ne kemi kontaktuar me dy deputetë nga radhët e Vetëvendosjes dhe janë treguar të interesuar e bashkëpunuës, duke na ndihmuar kështu edhe me kontaktet për të ftuarit etj etj. Pastaj kemi ftuar dy deputet nga radhët e VV, kemi pasur konfirmim nga një deputete për pjesëmarrje por me gjasë në momentin e fundit ka derivuar ndonjë aktivitet i pa planifikuar dhe i është pamundësuar pjesëmarrja. Pra nuk kemi bërë ndonjë ndasi, në asnjëformë. Ka qenë formulë që të ftohen nga dy max tre vetë nga partitë e mëdha me ulëse në Kuvend nga secili vend pjesëmarrës.

Nga të ftuarit ndërkombëtarë të pranishëm ishin emra të njohur dhe aktivistë interesantë, që ju i njifni, çka mund të na thoni më shumë për folësit?

Po janë persona me eksperiencë të gjërë në jetën publike ndërkombëtare, nuk i njoh vetëm unë sepse ka prej tyre që i njeh bota. Pra kanë dhënë kontribut të vecantë në takim dhe kanë vlerësuar po ashtu shumë kontributin nga deputetët aktiv, në takim nga Rajoni !

Kush e ka financuar këtë iniciativë të madhe të Institutit?

Askush. Puna e Institutit nuk është financuar nga askush, në fakt as nuk kemi kërkuar financa për këtë punë! Që kur funksionon Instituti e që është bukur gjatë, kemi pranuar dy apo tri subvencione për aktivitete më të vogla të llojit ndërgjegjësim. Ndërkaq aktivitetet madhore, ne i kemi përfunduar vetë. Pa kërkuar dhe pa pranuar fonde. Besoj se është dashur të formësohet rrugëtimi profesional njëherë dhe natyrisht nuk ka pasur hapësirë për le të themi çfardo limiti në formën e të vepruarit, as cenzurë dhe as “direktivë” ose më mirë të themi për “udhëzime”, pra po formësonim një rrugëtim të rëndësishëm dhe me peshë, pa qenë të varur nga asnjë donatorë! Tashmë ne kemi marrë drejtimin kaherë e në të ardhmën edhe mund të ketë bashkëpunime, varësisht nga iniciativat dhe natyra e tyre.

Ritheksoj tashmë IPDV është formësuar dhe ka krijuar rrugëtimin profesional dhe kredibilitetin përgjatë shumë viteve të angazhimit në periudha të ndryshme. Pra fal këtij kredibiliteti, ne sot sjellim emra të njohur nga politika vendore dhe botërore dhe aktivistë të ndryshëm të njohur botërisht, që përkrahin punën e institutit e që do thotë shumë, sepse edhe politika herë herë e ka vështirë të arrijë përkrahje nga njerëzit e duhur, në momente të duhura e lerë më!

Iniciativa me deputetët nga rajoni a do vazhdojë dhe çka pritet?

Padyshim që do të vazhdojë, pritet që deputetët e ftuar në takimin e parë, të jenë pjesë e takimeve dhe eventeve të tjera ndërkombëtare dhe me peshë, që do të organizohen nga instituti. Padyshim që do ketë hapësirë edhe për të tjerët por për momentin hapësirën e kemi të kufizuar në dy deri ne tre persona për parti me ulëse në kuvend, konform rrethanave dhe mundësive të veprimit. Vetëm me casjen e duhur dhe me njerëzit e motivuar dhe të përkushtuar vijmë deri tek ndryshimet pozitive! Padyshim që IPDV do të vazhdojë konform objektivave strategjike. Ndryshimet nuk ndodhin vetë, disa proceseve duhet tu prijmë!

Çka me tutje?

Në vitin që vie IPDV ka caktuar objektivat strategjike, sërish në dobi të mbrojtjes së vlerave demokratike, këtë vitë e përmbyllim me nënvizimin e rekomandimeve të përbashkëta nga takimi që realizuam, rekomandime që duhet të realizohen përmes punës dhe përkushtimit.

Falenderoj gazetarët nga Maqedonia e Veriut për prezencën dhe aktivizmin !