May 8, 2024
Maqedoni

Takim Gërkovska-Nefju, kush futet në “listën e zezë” amerikane, do të ketë restriksione edhe në Maqedoni

Zëvendës kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska, në kuadër të Konferencës së vendeve nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, ka zhvilluar takim me koordinatorin e Departamentit amerikan të Shtetit për parandalimin global të korrupsionit, Riçard Nefju.

Zëvendës kryeministrja Gërkovska, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, iu falenderua koordinatorit Nefju për mbështetjen që SHBA-ja ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në raport me implementimin e politikave për qeverisje të mirë, reformat në gjyqësor, si dhe përforcimin e kapaciteteve të organeve gjyqësore.

Gërkovska e informoi Nefjun se me iniciativë të saj, ka filluar procedura për ndryshim të Ligjit për masa restriktive, në të cilën do të kyçen edhe aktet juridike së SHBA-së, pas çka institucionet e vendit do të kenë mundësi të ndërmarrin masa cilësore pas publikimit të emërave konkretë të listës për sanksione të SHBA-së, për çka javën e ardhshme do të mbajë mbledhje grupi i punës që ajo drejton.

Zëvendës kryeministrja informoi se në vazhdim është edhe përgaditja e çështjes tjetër ligjore, që po ashtu do të jetë e lidhur me listën e sanksioneve të SHBA-së, e e cila do sigurojë tjetër lloj të sanksioneve konkrete.

Koordinatori Nefju i përshëndeti përpjekjet e zëvendës kryeministres Gërkovska për krijimin e mekanizmave efikase në parandalimin e korrupsionit. Ai dërgoi porosi të qartë se SHBA-ja do vazhdojnë t’i mbështes përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë edhe me masa që mundësojnë përgjegjësinë për ata që i dëmtojnë qytetarët dhe ardhmërinë e vendit.

Dy bashkëbiseduesit, siç thuhet në kumtesë, kanë biseduar edhe për nevojën për përforcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor në pjesën e ballafdaqimit me korrupsionin dhe krimin e organizuar, me ç’rast konkluduan se kjo duhet të jetë një nga prioritetet strategjike të shtetit tonë për periudhën e ardhshme.

Zëvendës-kryeministrja Gërkovska informoi se në fazën përfundimtare është edhe mbështetja e Ligjit për konfiskim të pronave në procedurën civile, për çka tashmë mbahet diskutim publik dhe marrje e mendimeve nga Komisioni Evropian, pas çka vjen implementimi i vërejtjeve.