May 19, 2024
Maqedoni

Presidenti Pendarovski në shënimin e festës hebraike Hanuka

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë, me ftesë të Komunitetit hebraik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në shënimin e festës hebraike, Hanuka.

Në kuadër të shënimit të festës, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Pendarovski mori pjesë në shërbesën në sinagogën “Bet Jakov” të mbajtur nga hazani i Novi Sadit, Vladislav Traer dhe ndezi qiriun e tetë të Hanukës, si akt kryesor në shënimin e festës.

“Presidenti Pendarovski ua uroi kryetarit të komunitetit hebraik, Pepo Levi dhe përfaqësuesve të komunitetit festën e dritës, duke ju dëshiruar paqe, gëzim dhe shëndet”, thuhet në kumtesë.