May 1, 2024
Maqedoni

Presidentja Osmani në Shkup: Është me rëndësi të vazhdohet fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Në konferencën për shtyp bashkë me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kontributi i shqiptarëve për arritjet e aspiratave euroatlantike në Maqedoni është i madh, përcjell TV21. Osmani shtoi se duhet të vazhdojë përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Z. President, jam e nderuar që vizitoj shtetin të cilin shumë bashkëkombës të mi shqiptarë e quajnë vend të tyre, përveç kontributit thelbësorë të shqiptarëve në shtete ndërtimin, shoqërinë dhe institucionet e RMV-së, shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë forcë e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive si dhe në arritjen e aspiratave euroatlantike të RMV-së. Është me rendësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetarë të barabartë e kontribuues kyç në avancimin e RMV-së”, tha Osmani/tv21.tv