May 15, 2024
Maqedoni

Syrija Rashidi në krye të MEPSO, Mehmedi deputet i ri i ASH-së

Burime brenda Aleancës për Shqiptarët bëjnë të ditur se deputeti Syrija Rashidi pritet të emërohet drejtor në MEPSO. Rashidi pritet të zëvendësojë Orhan Murtezanin nga Alternativa, i cili deri më tani ka qenë drejtor në MEPSO. Ndërkaq, pozitën e deputetit në vend të Rashidit pritet ta marrë Remzi Mehmedi nga ASH.

Ja dhe emrat tjerë të drejtorëve të ASH-së:

Fondi Pensional – Arsim Hasani

Agjencia për Rini dhe Sport – Isak Lazami zv drejtor

Qendra për punë Sociale Shkup Izair Memeti

Drejtoria për menaxhim me pronën e konfiskuar – Driton Nebiu

Inspektorati i Arsimit, Halit Ferati

Onkologji – Halid Matoshi drejtor ekonomik

Neurologji – Visar Miftari – drejtor

Spitali i Tetovës – Pëllumb Vela drejtor

Biblioteka Tetovë – Nurije Bajrami drejtoresh

Kozle – Tahir Tahiri drejtor ekonomik

Pyjet e Maqedonisë – Safet Miftari zv drejtor

Ushqim dhe Veterinari – Denis Aliti zv drejtor

Vardar Film – Bujar Bajrami drejtor

Agjencioni për Rini dhe Sport – Isak Lazami zv drejtor