Këshilltarja në Komunën e Kërçovës nga radhët e AKI-së dhe avokatja e njohur Syarta Saliju Osmani apelon te të gjithë qytetarët e që kanë pësuar dëme nga përmbytjet t’i paraqesin ato sipas shpalljes së komunës.
Ajo shpreh gatishmëri për të ndihmuar falas në plotësimin e dokumenteve, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj të sinqertë për të gjithë të prekurit.
Nëse dikush ka nevojë për ndihmë në plotësimin e formularëve ose ka paqartësi lidhur me paraqitjen, mund të më kontaktojë lirshëm u shpreh ajo.

sqShqip