Kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi ka njoftuar se sot ka emëruar drejtor të Shkollës Fillore në Gllumovë Sunaj Sulejmanin, njofton derveni.mk.

”Me kënaqësi njoftojmë se z. Sunaj Sulejmani është emëruar Ushtrues Detyre Drejtor i Shkollës Fillore “Sami Frashëri” – Gllumovë.

I urojmë shumë suksese në këtë detyrë të re dhe besojmë se me përkushtim e profesionalizëm do të kontribuojë në avancimin e procesit arsimor dhe zhvillimin e shkollës.

Suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme” shkruan në faqen e tij në facebook kryetari Elmazi.

sqShqip