April 29, 2024
Kosovë

Sulmohet me bombë dore objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në orët e vona nga person/a të dyshuar është sulmua me granatë dore objekti i komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar disa dëme materiale.

“Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv

Bëhet e ditur se dëme materiale kanë pësuar dy vetura të policisë, ndërsa rasti është iniciuar si “kryerja e veprës terroriste”

“Policia e Kosovës, do të vazhdoj të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.