May 15, 2024
Maqedoni

Shkup, një person gjendet i alivanosur në rrugë, ndërron jetë në spital

Një person pa shenja jete është gjetur në afërsi të një objekti hoteletik në rajonin e Qendrës në Shkup. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e Kompleksit Klinik “Nënë Tereza”, qëndron në buletinin e MPB-së, përcjell TV21.

“Më datë 25.06.2023 në ora 10:30, në SPB Shkuo është denoncuar se në rrugën “Divizioni i 50-të” në afërsi të një objekti hotelerik në rajonin e Qendrës, është gjetur një person pa vetëdije, i cili është dërguar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” ku më vonë ka ndërruar jetë, kurse vdekja është konstatuar nga mjeku, pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit, trupi është dorëzuar në mjekësinë ligjore për obduksion”, qëndron në buletin.