Rajon - Botë

Sulmohet kryeministrja e Danimarkës, një burrë e qëllon me grusht në rrugë, ja si paraqitet gjendja e saj

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, është sulmuar ditën e sotme në rrugë në Kopenhagen. Mediat e huaja raportojnë se kryeministrja u largua pas një sulmi nga një burrë në qendër të Kopenhagenit dhe nuk kishte shenja të jashtme dëmtimi.

“Kryeministrja Mette Frederiksen u sulmua të premten në mbrëmje në Kultorvet, në Kopenhagë nga një burrë që u arrestua më pas. Kryeministrja është e tronditur nga incidenti,” tha zyra e saj në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme.

Policia dhe shërbimi i inteligjencës dhe sigurisë kombëtare të Danimarkës konfirmuan incidentin, por nuk pranuan të japin më shumë detaje.

“Mette është natyrshëm i tronditur nga sulmi. Më duhet të them se ai na trondit të gjithë ne që jemi afër saj”, ka shkruar ministri danez i Mjedisit Magnus Heunicke në platformën X.