May 16, 2024
Rajon - Botë

Dy shoqe ngrijnë për së gjalli në mbi 4 mijë metra lartësi në Alpe

Një ngjaje e rëndë ka ndodhur në Alpe, ku 2 gra janë gjetur të ngrira si pasojë e temperaturave të ulëta.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se së bashku me ta ka qenë edhe një burrë, i cili ia ka dalë të mbijetojë, por që tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Dy viktimat janë identifikuar si 29-vjeçarja Martina Sviluppo dhe 28-vjeçarja Paola Viscardi, ndërkohë burri që ndodhet në spital dhe ishte së bashku me ta është identifikuar si Valerio Zonna.

Treshja janë gjetur në malet Monte Rosa, që janë në një lartësi 4.640 metra mbi nivelin e detit. Ekipet e shpëtimit, i kishin shpallur personat e sipërpërmendur si të humbur dhe kishin nisur kërkimet në zonë.

Të tre janë gjetur në majë të një kodre dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, por vajzat nuk kanë mundur që të shpëtojnë.